Flash

Antonio Conte trajneri i ri i Tottenham: shkarkohet Nuno Espirito Santo

Lapsi.al 1 November 2021
Antonio Conte trajneri i ri i Tottenham: shkarkohet Nuno Espirito Santo
Tottenham-Manchester United 0-3 i ka dhënë një përshpejtim të bujshëm merkatos së trajnerëve. Nga njëra anë Solskjaer ka fituar kohë dhe ka forcuar pozicionet e tij në pritje të sfidave me Atalantën dhe City, nga ana tjetër ka çuar në shkarkimin e Nuno Espirito Santo, i cili paguan tre humbjet në katër ndeshjet e fundit dhe vendin e tetë në Premier League. Spurs kanë zgjedhur Antonio Conten për ta zëvendësuar, me ish-teknikun zikaltër që do të arrijë në Londër me avion privat në orët e ardhshme. Fabio Paratici tashmë prej disa kohësh ka bërë presion për trajnerin me të cilin ka punuar dhe ka fituar shumë te Juventus, e në orët e fundit ka pasur një kontakt të ri pas atij që kishte verën e kaluar, por këtë herë italiani është gati të pranojë ofertën. Conte dëshiron të kthehet në punë në fushë pas një periudhe pasiviteti, por për të pranuar ka kërkuar garancinë e një projekti të rëndësishëm tekniko-ekonomik: po flasim për një kontratë njëvjeçare e gjysmë me vlerë 15 milionë euro në sezon dhe për më tepër me garancinë e një merkato të rëndësishme në dimër me firmat e 3 apo 4 lojtarëve për të përforcuar skuadrën. "Unë e di se sa shumë Nuno dhe stafi i tij stërvitor donin të ishin të suksesshëm dhe më vjen keq që duhej të merrnim këtë vendim. Nuno - komentoi CEO i Tottenham Fabio Paratici - është një zotëri i vërtetë dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu. Ne dëshirojmë të falënderojmë atë dhe stafin e tij teknik dhe i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”. Tani rikthimi i Conte në pankinë është cështje orësh: të martën trajneri nga Salento duhet të drejtojë seancën e parë stërvitore si trajneri i ri i Spurs.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI