Flash

Video/ "Penallti për Milan? Nuk luajmë basketboll", Capello flet edhe për Juventus: "I thashë Allegrit të mos kthehej"

Lapsi.al 1 November 2021
Video/ "Penallti për Milan? Nuk luajmë basketboll", Capello

Fabio Capello, ish-trajneri i Romës dhe Milanit, ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen e Olimpicos mes dy skuadrave: "Një ndeshje shumë e bukur, kuqezinjtë e merituan dhe mu dukën më shumë skuadër e të bindur për forcën e tyre, por verdhekuqtë ishin të pafat". I prerë qendrimi për penalltinë e fishkëllyer në favor të Ibrahimoviç: “Është e vërtetë që ai u prek por futbolli nuk është basketboll, nuk është lojë pa kontakt, propozimi im është të vendosim një ish-lojtar pranë VAR-it që të mund të diskutojë këto situata".

Duke folur në Radio Anch'io Sport, Capello kujton një anekdotë në lidhje me Ibrën: "Kur mbërriti te Juventus, ai nuk dinte të godiste dhe më pas me Galbiatin e mësuam se si ta bënte, por nga dëshira e madhe e mënyra si aplikonte ishte e qartë se ai do të bëhej një lojtar i madh”. Për Mourinhon mendimi i ish-trajnerit verdhekuq është pozitiv: “Ai i përshtatet shumë Romës, është një vend që ekzaltohet e dëshpërohet në një kohë shumë të shkurtër, por ai është njeriu i duhur për një klub si ky”.

Në fund, Capello është kthyer të flasë edhe për krizën e Juventusit, ish-skuadrës së tij: “I kisha sugjeruar Allegrit që të mos kthehej (te Juventus) dhe i kisha thënë se ai do të bëhej cadra e të gjitha telasheve”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI