Flash

Video/ Shikoni çmendurinë në Brazil: Var anulloi një gol, tifozët e Gremios shkatërrojnë "dhomën"

Lapsi.al 1 November 2021
Video/ Shikoni çmendurinë në Brazil: Var anulloi një gol,
Natë çmendurie në Brazil në pas-ndeshjen e Gremio-Palmeiras. Tifozët vendas, të frustruar nga disfata e panumërt në një kampionat që, pas 28 javësh, i sheh në vendin e parafundit dhe në rrezik të rënies, kanë shfryrë të gjithë zemërimin e këtyre muajve të fundit të zhgënjimit nga djemtë e Vagner Mancinit duke pushtuar terrenin e lojës dhe duke shkatërruar 'dhomën' ku ndodhej monitori Var për të protestuar kundër vendimit të teknologjisë, që në minutën e 86 kishte anuluar barazimin e Alves për pozicion jashtë loje. Nga 2-2 i mundshëm në 3-1 për Palmeiras, që gjeti rrjetën në minutën e 95 me Breno. Një episod që shpërtheu tërbimin e rreth tridhjetë tifozëve, të cilët tejkaluan barrierat për të krijuar kaos duke i detyruar lojtarët e Gremios të strehohen në dhomat e zhveshjes menjëherë pas bilbilit të fundit. Përleshje pati edhe në tribuna, me përplasjet e tifozëve vendas me ata miq: një situatë që mund të çojë në pasoja të rënda disiplinore ndaj Gremios dhe tifozëve të tij.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI