Flash

Këtë herë e pësuam vetë nga droni: FIFA ndëshkon Shqipërinë për... Taulant Ballën

Lapsi.al 1 November 2021
Këtë herë e pësuam vetë nga droni: FIFA ndëshkon

Droni ishte i suksesshëm në Beograd, por ai i Elbasanit u kthye në ndëshkues për Shqipërinë. Kështu, pas penalitetit për ngjarjet e ndodhura me Poloninë, ku shishet mbi kokat e futbollistëve polakë i kushtuan FSHF-së 150 mijë franga dhe 1 ndeshje pa praninë e tifozëve, FIFA ka marrë edhe një tjetër vendim penalizues për kuqezinjtë.

Droni që u ngrit mbi ‘’Air Albania’’ në sfidën ndaj Hungarisë në 5 shtator e mbante një banderolë ku shkruhej ‘’Taulant Balla, Elbasani ty të do’’, është konsideruar nga FIFA si një ‘’veprim që cënon sigurinë e ndeshjes" që përfshin hedhjen e objekteve, ngritjen e dronëve apo përcjelljen e mesazheve jo të duhura për një ndeshje sportive.

FSHF është gjobitur nga organizmi që qeveris futbollin botëror me 37 500 franga, por te kjo shumë është mbivendosur edhe një gjobë prej 5 mijë frangash për shkak të tejkalimit të numrit të kartonëve në sfidën ndaj Polonisë që kuqezinjtë luajtën në transfertë në datën 2 shtator.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI