Flash

Agueros i rrezikohet karriera: minimalisht 3 muaj jashtë për aritmi kardiake e më pas... rikontroll

Lapsi.al 1 November 2021
Agueros i rrezikohet karriera: minimalisht 3 muaj jashtë për aritmi

Tre muaj pushim, pastaj mbetet për tu parë. Kjo është prognoza e parë që jepet për gjendjen shëndetësore të Sergio Agueros, i cili ndjeu dhimbje në gjoks mbrëmjen e së shtunës gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Alaves, kërkoi zëvendësimin dhe përfundoi në spital për kontrolle. Kjo është deklarata e Barcelonës, që zbulon kohët e rikuperimit: “Lojtari i ekipit të parë Kun Aguero i është nënshtruar një procedure diagnostike dhe terapeutike nga Doktor Josep Brugada. Ai do të jetë i padisponueshëm në tre muajt e ardhshëm dhe do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”.

Një goditje e keqe për lojtarin 33-vjeçar që sapo ka ardhur te Barcelona, i liruar nga kontrata me Manchester City. Aguero pati një problem me pulpën e djathtë në gusht dhe debutoi me Barcelonën vetëm më 17 tetor. Vetëm dy javë kohë për të provuar fushën dhe mbërrin ky lajm i keq. Sipas asaj që u zbulua të dielën nga e përditshmja katalanase Diari Ara, sulmuesi argjentinas kishte vuajtur nga aritmitë edhe në të kaluarën dhe, sipas El Pais, episodi i fundit kishte mbërritur rreth dhjetë ditë më parë në stërvitje.

Të shtunën ‘Kun’ pa asnjë përplasje i sinjalizoi arbitrit se kishte probleme me frymëmarrjen, u ul në bar dhe më pas u largua nga fusha me këmbët e veta. Nga stadiumi ai u transportua me ambulancë në Hospital de Barcelona dhe aty nisi të kryente analizat e rastit. Fillimisht kontrollet zbuluan ekzistencën e një problemi që kërkon një ndalesë të zgjatur dhe që, më pas, do të duhet të vlerësohet përsëri. Është e vështirë të parashikohet tani nëse dhe kur Aguero do të jetë në gjendje të rifillojë të luajë.

Në Instagram, i vëllai 'Kun', në spital me të së bashku me nënën dhe të dashurën e futbollistit, mbrëmjen e së dielës, kishin dhënë siguri për gjendjen e argjentinasit, duke i falënderuar të gjithë për vëmendjen dhe afeksionin e marrë. Në fakt Aguero është mirë, por tani për tani ai nuk mund të luajë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI