Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Kohë deri në mesnatën e sotme: Ceferin rrezikon inkriminimin nga Gjykata spanjolle

Lapsi.al 27 September 2021
Kohë deri në mesnatën e sotme: Ceferin rrezikon inkriminimin nga

Presidenti i UEFA -s Aleksander Ceferin është vetëm pak orë larg nga një aktakuzë e bujshme nga gjyqësori spanjoll, sepse ai ende nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës për të anuluar sanksionet kundër klubeve themeluese të Super League (Barcelona, Juventus dhe Real Madrid). Sipas burimeve të konsultuara nga AS, drejtësia spanjolle është gati të hakmerret ndaj Ceferin nëse nuk respekton urdhrin e Gjykatës 17 të Madridit, deri në mesnatën e sotme.

Gjyqtari spanjoll Manuel Ruiz de Lara shkroi në gjykimin e tij të fundit se UEFA "vepron jashtë sundimit të ligjit, duke promovuar hapur praktikat që minojnë parimin e konkurrencës së lirë në tregun përkatës, për organizimin e garave profesionale të futbollit në Bashkimin Evropian" dhe akuzoi presidentin e saj për "pengim të vullnetit që tenton të konsolidojë praktikat anti-konkurruese".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI