Flash

"Pa gjak, pa vizion, humbëm 45 minuta": Vukicevic bën 'copë' Laçin e tij

Lapsi.al 27 September 2021
"Pa gjak, pa vizion, humbëm 45 minuta": Vukicevic bën

"Pak a shumë pas 20 ditësh nga ardhja ime në pankinë nisi sezoni, dhe ky është proces që do kohë, ndryshuan shumë lojtarë. Jam i lumtur me gjendjen e ekipit, jam i sigurt që rezultatet do të vijnë. Pres një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme, pres që gjithçka të shkoj shumë mirë". Tekniku i Lacit Vukiçeviç nuk mund të mos jetë i kënaqur për përfundimin e ndeshjes me Kukësin. Një 2-2 që shkon përtej asaj që dhanë kurbinasit në fushë, duke qenë se për një orë lojë padron në fushë ishte kundërshtari.

Gjithësesi lumturia për një pikë gati të pamenduar e që erdhi në minutën e 5 shtesë, nuk e zbeh dozën e kritikës për ekipin nga ana e teknikut malazez. "Është ndeshja e tretë që pësojmë dhe ringrihemi. Kundërshtari luajti më mirë se ne i përgëzoj. Në pjesën e dytë kemi shënuar dy gola, kishim një shtyllë, kishim rast me Zarubicën, Fazliun dhe kishim mundësi të fitonim. Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, pa gjak, pa vizion, humbëm 45 minuta. Në pjesën e dytë arritëm të kthenim një rezultat 2-0, është gjë e mirë ekipi tregoi që ka karakter" analizoi Vukicevic.

Në fund u ndal edhe në lënien e Guindos në pankinë, ndërkohë që pikërisht aktivizimi i sulmuesit ndryshoi rrjedhën e lojës: "E bëmë sepse Guindo në 3 ndeshjet e para nuk ka shënuar, punon shumë për ekipin por nuk ka pasur mundësi. Donim të provonim si do të shkonte. Ndeshja nuk shkoi siç donim ne" përfundoi tekniku.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI