Flash

Juventus, konfirmohet frika e Allegrit: Dybala e Morata humbin Champions

Lapsi.al 27 September 2021
Juventus, konfirmohet frika e Allegrit: Dybala e Morata humbin Champions

Juventus humbet Paulo Dybala dhe Alvaro Morata për të paktën disa javë. Pas dëmtimeve të pësuara kundër Sampdorias, argjentinasi dhe spanjolli i janë nënshtruar, në J Medical, testeve të nevojshme, të cilat treguan, përkatësisht, një zgjatje të muskulit semitendinosus të kofshës së majtë dhe një dëmtim të muskujve të shkallës së ulët të bisepsit femoral të kofshës së djathtë. "Të dy do të jenë në dispozicion pas pushimit për angazhimet e ekipit kombëtar", konfirmoi Juventus në një deklaratë zyrtare.

Dybala, i cili doli i përlotur në minutën e 22, kishte reaguar menjëherë në rrjetet sociale: "Më vjen keq që u largova nga fusha, por i lumtur për fitoren. Do të kryej kontrollin, por tashmë po mendoj të kthehem, sa më shpejt të jetë e mundur". Spanjolli kishte kërkuar zëvendësimin pasi goditi një top drejt portës së Sampdoria, duke prekur kofshën e tij.

"Nuk do të jenë as me Chelsea as me Torinon, kjo është e sigurt. Është pjesë e lojës, sot na ndodh neve, por nesër do t'i ndodhë një skuadre tjetër. Ne do të duhet të jemi të aftë në kompensimin e mungesave" ishin fjalët e Allegrit pas ndeshjes. Një parashikim i konfirmuar më pas nga testet. Kundër Chelsea dhe Torino, dy sfidat para ndalesës, është i sigurt promovimi i Kean si qndërsulmues. Është e mundur, të paktën me londinezët, të imagjinohet një 3-5-2 për tiu përgjigjur të besuarve të Tuchel, me Chiesa në mbështetje të Kean, ose alternative është në krah bashkë me Kulusevski ose Bernardeschi për një sulm me skemën 4-3-3.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI