Flash

Nuk ka fituar asnjë ndeshje, habit Daja: "Ajo që më pëlqen është se lojtarët kanë mentalitet fituesi"

Lapsi.al 26 September 2021
Nuk ka fituar asnjë ndeshje, habit Daja: "Ajo që më

"Është evidente fakti që kur kemi forca të shumta afër topit, dorëzojmë edhe pasimin më të thjeshtë. Na kushton energji, dhe ndërtimin e sulmit nga poshtë. Mundesh ta dorëzosh topin, por jo në gjendje kur je pa presion. Ajo që më pëlqen është se lojtarët kanë mentalitet fituesi dhe lojtarët e kanë treguar pavarësisht rezultatit". Ilir Daja i jep lojtarëve të tij atë që në fakt deri tani kanë treguan se nuk e kanë. Partizani ndalet në një tjetër barazim dhe në tre ndeshjet e para nuk kanë provuar ende shijen e fitores. Madje të kuqtë kanë falur gola e kanë pësuar situata që vetëm mentalitet fituesi nuk kanë treguar. "Na bën entuziast fakti që ekipi ka një kondicion të mirë, dhe po përmirësohen. Kemi një grup lojtarësh të ri, që një pjesë janë nën 21 vjeç, do të evidentoja Rrapajn".

Nga ato që evidenton vetë tekniku, Partizani ka probleme në të gjithë repartet. Me Hoxhën që ka bërë tre gafa penalizuese në tre ndeshje e një sulmi që ka shënuar dy gola në tre ndeshje, një nga të cilët me penallti, nuk shpëtojnë as mesfushorët e aq më pak mbrojtësit. "Pres më shumë nga Kardozo, por minutat që kishte Filipoviç në dispozicion ishin për arsye shëndetësore si pasojë e një gjendje virusale", tha tekniku. "Nuk kemi akoma një mbrojtje të konsoliduar, sepse po të shikohet me situatat që krijohen nga ekipet kundërshtaret ne pësojmë gol".

Një mendim edhe për Kaçen, që i shkoi pranë golit me një goditje dënimi, por ende nuk po jep atë që shpresonte Partizani: "Sigurisht që Kaçe ka akoma për të dhënë, ka potencialin, natyrshëm me përmirësimin e gjendjes fizike do ta ndihmojë ekipin. Po rritet nga ndeshja në ndeshje, që nga ajo me Teutën, si dhe sot. Ishte prezent në lojë dukë ndërtuar dhe duke i ndryshuar lojën", përfundoi tekniku.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI