Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Video/ Juventus fiton përsëri, por sa shumë rrezikon: Dybala del në lot nga fusha, edhe Morata i dëmtuar

Lapsi.al 26 September 2021
Video/ Juventus fiton përsëri, por sa shumë rrezikon: Dybala del

Politika e hapave të vegjël vazhdon t’i sjellë pikë Juventusit. Pikë të vuajtura, por gjithësesi janë gjithmonë pikë. E duke pasur parasysh momentin, ka pak rëndësi për t'i kushtuar vëmendje estetikës nga Allegri. Pas 3-2 me Spezian, Juve fikson një tjetër 3-2, që konfirmon vështirësitë e grupit bardhezi, por që shërben për ngjitjen në renditje, me fitoren e parë në shtëpi në kampionat e që shërben për të larguar fantazmat.

Sigurisht, performanca kundër Sampdorias nuk është nga ato monumentale, por përshtypja është se diçka po fillon të lëvizë në drejtimin e duhur në tavolinën e shahut bardhezi. Jo në mendje, por të paktën në një nivel tekniko-taktik. Gjithcka mund të quhet në rregull, me përjashtim të lëndimeve, natyrisht. Sepse nga ndeshja kundër Sampdorias, Juventus kthehet në shtëpi jo vetëm me tre pikët, por edhe me problemet muskulare të Dybalas dhe Moratas. Problemet që mund të rëndojnë shumë në tentativën dëshpëruese për rikuperim në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve.

Paulo Dybala, në fakt, akuzoi një problem të muskujve në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Këto janë informacionet e para mbi gjendjen e sulmuesit argjentinas. Tashmë gjatë ditës, 'Joya' do t'i nënshtrohet testeve instrumentale për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe për të hartuar një program rikuperimi. Sulmuesi i Juventusit doli në lot pas 22 minutash lojë (në vend të tij Kulusevski), pasi kishte zhbllokuar ndeshjen në Stadium kundër Sampdorias.

Alvaro Morata gjithashtu kërkoi zëvendësimin pasi goditi një top drejt portës së Sampdorias. Numri 9 i Juventusit preku menjëherë kofshën dhe tani gjendja e tij gjithashtu do të vlerësohet në funksion të ndeshjes kundër Chelsea. Kundër anglezëve dhe në derbin me Torinon, Dybala dhe Morata nuk duhet të jenë dhe këtë e konfirmoi Allegri pas ndeshjes: "Nuk do të jenë as me Chelsea as me Torinon, kjo është e sigurt. Është pjesë e lojës, sot na ndodh, por nesër do ti ndodhë një ekipi tjetër. Duhet të jemi të aftë në kompensimin e mungesave".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI