Flash

“Arbitrat gjykojnë sipas kampionatit, nuk jemi në Spanjë”: Shkëmbi ruan etikën dhe 'masakron' sulmuesin e tij

Lapsi.al 25 September 2021
“Arbitrat gjykojnë sipas kampionatit, nuk jemi në

Bledi Shkëmbi ka bllokuar ish-skuadrën e tij, tani me statusin e kampiones në fuqi, me një skuadër të sapongjitur në elitën e futbollit, edhe pse me shumë ambicje: "Dinamo u rikthye me zhurmë, dhe vazhdojmë të bëjmë zhurmë për fat të mirë, por është java e tretë dhe nuk dilet kampion në javën e tretë. Kemi mundësi të bëjmë gjëra të mëdha dhe shumë më të mira dhe jam i bindur që do të arrijmë t’i bëjmë". Tekniku i 'nëndetëses' e ka të qartë se barazimi me Teutën është i favorshëm, pavarësisht se dy barazime radhazi nuk kanë impaktin e duhur te tifozët: "Kundër ekipit kampion qëndron rezultati. Deri diku jemi të kënaqur, por në sulm duhet të jemi shumë më shumë agresiv, i kemi mundësitë. Rastet që na paraqiten duhet t’i shfrytëzojmë. Sot na mungoi besimi", shpjegoi tekniku korcar.

Në shënjestrën e teknikut ka përfunduar sulmuesi Skuka, që ka marrë një goditje të fortë në hierarki e për të cilin Shkëmbi ka folur pa rezerva: "Nuk fitoi asnjë duel, në asnjë moment nuk kërkoi thellësinë. Ka momente që futbollisti nuk është gati akoma. Me Mihanën ishim pak më të qartë, por në fazën sulmuese duhet të jemi më shumë agresivë".

Në fund edhe një opinion për arbitrat, për të cilën Shkëmbi nuk preferon të futet në polemika: "Nuk dua t’iu hyj debateve me arbitrat. Jemi të kënaqur, gjithmonë do e kërkojmë te vetja. Kishim mundësi ta fitonim ndeshjen sot, ashtu sikurse edhe bëmë gabime për ta humbur ndeshjen. Ky është kampionati shqiptar, nuk është kampionati spanjoll, që të gjykojmë si kampionati spanjoll".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI