Flash

"Nuk ishim në fushë, Ngo'o provokohet gjithnjë": Shehi nuk përdor justifikime për ndalesën me Kastriotin

Lapsi.al 25 September 2021
"Nuk ishim në fushë, Ngo'o provokohet gjithnjë":

“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin por të kënaqur me çfarë prodhuam. Duam të shkojmë para portës, rastet duhet t’i finalizojmë, në ndeshje të tilla nuk duhet të shpërdorojmë aq shumë. Por kjo mbetet për t’u korrigjuar". Orges Shehi nuk mund të jetë i kënaqur nga barazimi i dytë radhazi në kampionat, e për më tepër kundër skuadrave modeste, por e ka të qartë se për sa kohë sulmi nuk finalizon mundësitë e krijuara, gjërat do të vazhdojnë të jenë të vështira. Bardheblutë kanë një tridhembësh ofensiv që po vonon të funksionojë, edhe për shkak të provokimeve që vijnë për 'pykën' angleze: "Nervozizmi i Ngo? Ai është lojtari kryesor dhe sigurisht kundërshtarët e kanë vështirësi ta markojnë, ndaj e provokojnë. Por ai qëndroi i qetë. Kundërshtarët me pak të gjatë, mundohen të përfitojnë, por me atë provokim që kishte mendoj se u tregua i qetë".

Trajneri i Tiranës megjithatë nuk është i kënaqur, sidomos me atë që performoi skuadra në pjesën e dytë. "Në pjesën e parë nuk paraqitëm raste, deri diku nuk ishim me mendje në fushë, se është gjynah të rrezikosh e të marrësh gol, të krijohet penalltia, edhe 2 3 lojtarë nuk ishin në pozicionet e tyre. U thashë në pushim që nuk jemi në fushë. Sot, përveç rasteve, i dhamë shkak kundërshtarit për të na rrezikuar e për të na bërë golin”, përfundoi Shehi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI