Flash

Video/ Mourinho-Sarri e derbi i Romës: në precedentin e vetëm mes tyre, përfundoi me sherr

Lapsi.al 25 September 2021
Video/ Mourinho-Sarri e derbi i Romës: në precedentin e vetëm mes

Derbi roman është gjithnjë me sharm, por asnjëherë më parë si këtë edicion. Jo për pozitën e veçantë të Lazios e Romës në renditje, por për faktin se të dielën në orën 18:00, përballë do të jenë Maurizio Sarri dhe José Mourinho. Duke hedhur një sy pas në kohë, ka vetëm një precedent mes tyre, por që të dy me siguri nuk e kanë harruar. Në 20 Tetor 2018, Chelsea-Manchester United në Stamford Bridge, prodhoi gjithcka që duhej për tu bërë unike: lojë e bukur, e luftuar dhe e vendosur vetëm në sekondën e fundit, me një finale të tensionuar që gati degjeneroi në një rrahje mes pankinave. Special One në atë periudhë do të shkarkohej brenda ndonjë jave, ndërsa Sarri do t’i drejtonte Blues drejt triumfit të Europa League.

Sidoqoftë, në atë pasdite në Londër, ndodhi gjithçka: Chelsea kaloi në avantazh me Ruediger, por u rikuperua dhe u përmbys nga një dygolësh i Martial, e vetëm në minutën e gjashtë dhe të fundit të shtesës londinezët barazuan rezultatin me Barkley. Pikërisht ky gol i mesfushorit shkaktoi reagimin e njërit prej asistentëve të Sarrit, Marco Ianni, i cili bëri një gjest të hapur festimi përpara syve të Mourinhos. Portugezi nuk e duroi dot dhe u ngrit nga pankina furishëm, duke ndjekur italianin. Për të qetësuar zemërimin e tij, u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe lojtarëve, përveç edhe vetë Sarrit, i cili në fund të lojës deklaroi se kishte urdhëruar zëvendësin e tij t’i kërkonte falje Mourinhos dhe, me një elegancë të madhe, pranoi gabimet e pankinës së tij. Paqja u rivendos menjëherë, në pritje për të parë se çfarë emocionesh do të ngjallë tek dy teknikët derbi të dielën në mbrëmje...

https://www.youtube.com/watch?v=_cAHlAjRGYc

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI