Flash

Video/ 'Uragani' Osimhen dërgon Napolin në vendin e parë të Serie A: Muriqi shpëton Lacion në Torino

Lapsi.al 23 September 2021
Video/ 'Uragani' Osimhen dërgon Napolin në vendin e

Napoli ka mposhtur me poker Sampdorian, 4-0 në ndeshjen e javës së pestë të Serie A dhe merr përsëri vendin e parë të renditjes. Të besuarit e Spallettit dominuan dhe e mbyllën ndeshjen në Marassi që në pjesën e parë, falë golave të Osimhen (10’) dhe Ruiz (39’), të dy në asist të Insignes. Në fillim të pjesës së dytë, Osimhen siguroi ndeshjen (50'), përpara pokerit të fiksuar nga Zielinski që fundosi dorianët (59').

Një provë e qartë force, ai që Napoli dëshmoi kundër Sampdorias. Skuadra e Spalletti mundi Sampdorian 4-0, duke kaluar Interin dhe Milanin në renditje (Napoli i pari me pikë të plota, 15) dhe duke i dhënë një sinjal të qartë kampionatit. Të kaltërve iu deshën vetëm 10 minuta për të gjetur golin e 1-0 me Osimhen: Audero nuk ishte në gjendje të zmbrapste në kohë topin e nigerianit, që tashmë kishte hyrë në rrjetë kur u largua nga portieri. Sampdoria kërkoi barazimin në disa raste, me Caputon që madje tentoi rovjeshatën, por në minutën e 39-të Napoli dyfishoi me Fabian Ruiz, që goditi në hyrje të zonës duke thyer portierin në këndin e majtë. Në pjesën e dytë, pesë minuta ishin të mjaftueshme për Osimhen për të gjetur golin e dytë personal, në krosimin e shkëlqyer të Lozanos nga e djathta (50'). Festa e Napolit vazhdon pak minuta më pas: në minutën e 59-të Lozano shërbeu një tjetër krosim të çmuar, mbi të cilin Zielinski, përdori fuqinë për të gjetur golin e 4-0. Në fund, skuadra e Spallettit u përpoq të shënonte edhe golin e pestë në disa raste, duke e mbyllur ndeshjen në Ferraris në sulm.

Falë penalltisë në minutën e 91' të Ciro Immobile, Lazio barazon 1-1 në shtëpinë e Torinos e eviton humbjen e dytë radhazi në Serie A. Në Olimpico Grande Torino, granatat kaluan në avantazh në minutën e 76' me goditjen me kokë të Pjacas, i futur në fushë prej pak minutash, por në kohën shtesë Djidji pengoi në zonë Muriqin e Abisso akordoi penallti: kapiteni bardhekaltër mposhti Milinkovic-Savic e i dhuroi një pikë të çmuar formacionit të Sarrit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI