Flash

Barcelonës 'i lidh duart' kontrata e Koeman: ka një penalitet të rëndë nëse shkarkohet tekniku

Lapsi.al 23 September 2021
Barcelonës 'i lidh duart' kontrata e Koeman: ka një

“Nuk do të flas për të ardhmen time”, ka thënë trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, pas barazimit me Granadën, por fati i tij tani duket i vulosur dhe blaugranat kanë madje edhe listën e emrave për ta zëvendësuar. Cadiz, Levante dhe Atletico Madrid në kampionat dhe Benfica në Champions do të jenë fazat e ardhshme të sprovës, por fati i trajnerit duket se është vulosur pavarësisht një fature prej 5.8 milionë euro që do të duhej të paguheshin për hollandezin në rast të shkarkimit para afatit (qershor 2022). E megjithatë, ka edhe një detaj që është në favor të hollandezit. Sipas të përditshmes Sport, Barcellona duhet ende të vendosë mbi shkarkimin e Koeman pas një nisje sezoni aspak brilant. Klubi katalanas është i bllokuar më shumë se gjithcka për shkak të një pengese ekonomike e nuk bëhet fjalë vetëm për pagën që duhej ti paguante në këtë rast Koeman: në rast shkarkimi, katalanasit duhet t'i japin teknikut 1,8 milionë euro si penalizim.

Sipas asaj që bën të ditur El Chiringuito TV, presidenti Laporta nuk është aspak i kënaqur me rezultatet e këtij fillimi të sezonit dhe ka përfshirë Andrea Pirlon në një listë me emrat e pasardhësve të mundshëm të holandezit. Ish-trajneri i Juventusit, për më tepër, nuk ka kërkesa të mëdha ekonomike ose kërkesa të larta për skuadrën (ndryshe nga Antonio Conte) dhe mbi të gjitha ai mund të jetë figura e duhur për të ‘dërguar’ ekipin në duart e Xavit, të cilin klubi nuk do të donte të ‘digjej’ duke ia besuar menjëherë stolin.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI