Flash

Video/ Hernandez hyn në fushë e ndriçon San Siron: dorëzohet Venezia, Pioli arrin Interin

Lapsi.al 22 September 2021
Video/ Hernandez hyn në fushë e ndriçon San Siron:

Milan mposht Venezian 2-0 në javën e pestë të Serie A dhe arrin Interin me 13 pikë në renditje. Me shumë lojtarë të formacionit të dytë në fushë, kuqezinjtë dominuan që në fillim, krijuan shumë, por duhet të prisnin pjesën e dytë dhe hyrjen e Theo Hernandez për ta zhbllokuar sfidën: francezi së pari i shërben Diazit një asist për golin e avantazhit (68’), pastaj nënshkroi golin që mbylli ndeshjen (82’). Lagunarët mbeten të tretët nga fundi.

Pas gjysmë frenimit në Stadium, Milan rifillon vrapimin dhe e bën këtë falë lokomotivës së tij më të shpejtë. Hyrja e Theos (dhe në përgjithësi zëvendësimet e Piolit), në fund rezultuan vendimtare, por njëmbëdhjetë titullarët e zgjedhur nga tekniku, sidoqoftë, ishin në gjendje të vinin në vështirësi të madhe Venecian që nga fërshëllima e parë e Pezzutos, duke krijuar një dozë të mirë rastesh dhe duke caluar vetëm në ftohtësinë para porte në disa rrethana. Kuqezinjtë konfirmohen si një mekanizëm i grasatuar mirë, të aftë të humbur strukturën edhe përballë shumë zëvendësimeve, edhe pse nuk mund të bëjnë gjithcka pa yjet e tyre.

Empoli rigjen fitoren në kampionat pas 25 ditësh (1-0 me Juventus) dhe merr tre pikë shumë të çmuara me 2-0 e fiksuar në Cagliari. Toskanët ishin superiore dhe me meritë kaluan në avantazh në fund të pjesës së parë falë golit të Di Francescos në minutën e 29-të. Keita i shkoi pranë barazimit, por vetëm godeti shtyllën. Kështu, në anën tjetër, mendoi Stulac të mbyllte ndeshjen me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës nën kryqëzimin e shtyllave. Sardët mbeten të parafundit me 2 pikë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI