Flash

Botërori për klube kërkon ‘shtëpi’, kandidon Rio me polemika: "Duket sikur duan ta organizojnë në Azi"

Lapsi.al 22 September 2021
Botërori për klube kërkon ‘shtëpi’, kandidon Rio

Qyteti i Rio de Janeiro dëshiron të organizojë Kupën e Botës për Klube 2021, pas tërheqjes së Japonisë që duhej ta mirëpriste në dhjetor. Kjo u njoftua nga kryetari i metropolit brazilian, Eduardo Paes. "Ne po punojmë për këtë. Është shpresa e Rio-s, duke qenë se Japonia ka hequr dorë do të ishte shumë interesante për ta pritur", deklaroi ai në kanalet e tij sociale.

Kryebashkiaku tha se administrata e tij tashmë kishte kontaktuar me Federatën e Futbollit Brazilian dhe "drejtuesit e tjerë" në mënyrë që Rio të mirëpresë këtë garë. "Ka kontakte me FIFA-n. Nuk është e lehtë sepse duket se ka vullnet për të organizuar këtë garë në Azi", shtoi ai.

Japonia ka hequr dorë nga zhvillimi i Kupës së Botës për Klube 2021 më 9 shtator, për shkak të kufizimeve të lidhura me pandeminë. FIFA ende nuk ka marrë një vendim dhe nuk përjashtohet mundësia që turneu të shtyhet për në vitin 2022. Rio e kishte organizuar tashmë ngjarjen në vitin 2000, kur triumfoi Corinthians i San Paolos.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI