Flash

Video/ Suarez shpëton Simeonen në derbi: dygolëshi i uruguajanit përmbys Getafen

Lapsi.al 21 September 2021
Video/ Suarez shpëton Simeonen në derbi: dygolëshi i uruguajanit

Një fitore tjetër në fund për Atletico Madrid në javën e gjashtë të La Liga në Spanjë. Në derbin me Getafen, Colchoneros shkuan në disavantazh në minutën e 45’ me golin e Mitrovic, por në pjesën e dytë vendasit mbeten me dhjetë lojtarë dhe, më pas, Luis Suarez ekzaltohet me një dygolësh në të 78’ dhe të 90’ për suksesin final 2-1. Ekipi i Simeones fluturon kështu në vendin e parë në renditje me 14 pikë, ndërsa Getafe mbetet me zero.

Pas fitores së minutës së 99 me Espanyol, Atletico Madrid shpëton akoma në minutat e fundit në javën e gjashtë të La Liga. Colchoneros fituan derbin e Madridit kundër Getafes 2-1, falë një dygolëshi të Luis Suarez, i cili iu përgjigj Mitrovic. Skuadra e Simeones merr kështu kryesimin në renditje me 14 pikë, ndërsa Getafe mbetet ende me zero. Vendasit kaluan në avantazh në fund të pjesës së parë me mbrojtësin Mitrovic, i cili mbylli kështu një pjesë të parë të mirë të Getafes, ndërsa Atletico vuajti shumë për të krijuar lojë.

Në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi të paktën deri në të 74’, kur Getafe mbeti me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Alenas: kaq mjaftoi që të besuarit e Simeones të shpërthejnë, e në fakt iu deshën vetëm katër minuta për të barazuar rezultatin me Luis Suarez, që i shpëton pozicionit jashtë loje. Në këtë pikë, kampionët në fuqi të Spanjës vazhduan të shtyjnë fort me një njeri më shumë dhe golin fitues e realizuan në minutën e 90 përsëri me Pistoleron.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI