Flash

Video/ "Negër, negër, majmun": Maignan, viktimë e racizmit në ndeshjen me Juventus

Lapsi.al 21 September 2021
Video/ "Negër, negër, majmun": Maignan, viktimë e
Një episod tjetër racizmi në stadium dhe përsëri viktima është një lojtar i Milanit. Pas Bakayoko dhe Kessie, të fyer nga tifozët e Lazios, këtë herë ka qenë radha e trishtë e Mike Maignan. Gjatë nxemjes para ndeshjes me Juventus, një person ka mallkuar dhe ofenduar portierin francez, duke e quajtur atë "zezak, majmun". Juventus ka aktivizuar procedurat për të identifikuar personin përgjegjës. Video e asaj që ndodhi, e marrë me smartphone nga shikuesit e tjerë dhe e nxjerrë në internet, shpejt u bë virale, duke krijuar një indinjatë të madhe. Edhe në të kaluarën sektori i ultrasve të Juventusit është mbyllur për episode raciste, në tetor 2018 për koret drejtuar Koulibaly. Megjithatë, dy vjet më parë, klubi kishte identifikuar dhe dëbuar një tifoz që kishte ofenduar kujtimin e Torinos së madhe. Tani me ndihmën e kamerave, Juve shpreson t'i japë të njëjtin fund tifozit racist. KOMUNIKATA E MILAN "Përshëndetje të gjithëve, ne do të donim të theksonim se në lidhje me fyerjet e mjerueshme raciste të drejtuara ndaj Mike Maignan në castet para ndeshjes Juventus-Milan, Klubi kuqezi dje ka kontaktuar menjëherë me Juventusin, i cili tashmë kishte filluar procedurat e hetimit për të identifikuar përgjegjësit”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI