Flash

CR7 mashtrohet nga një agjensi udhëtimesh: nga llogaria i 'fshijnë' 288 mijë euro

Lapsi.al 20 September 2021
CR7 mashtrohet nga një agjensi udhëtimesh: nga llogaria i

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Jo vetëm për paraqitjet dhe golat e tij me Manchester United, por edhe se ka qenë viktimë e një mashtrimi me kosto mjaft të shtrenjtë. Sipas raporteve nga "Jornal de Notícias", kampioni portugez dyshohet se është mashtruar nga një punonjëse e një agjencie udhëtimi, të cilit i kishte besuar kartat e tij të kreditit dhe kodet përkatëse të hyrjes, nga shkurti 2007 deri në korrik 2010. Në detaje, sulmuesit portugez i janë grabitur 288 mijë euro, një vlerë që korrespondon me 200 udhëtime që Cristiano nuk i ka bërë kurrë.

Por kjo nuk është e gjitha. CR7 në fakt nuk ka qenë viktima e vetme e mashtrimit që zgjati për tre vjet. Në shënjestër të punonjëses së agjensisë kanë përfunduar edhe menaxheri i kampionit portugez, Jorge Mendes dhe futbollistët Nani dhe Manuel Fernandes, të cilëve u janë zhdukur nga llogaria në total rreth 350 mijë euro.

Autori i mashtrimit, një punonjëse 53-vjeçare, e dënuar në vitin 2017 nga gjykata e Portos me një dënim me burg prej katër vjetësh, i pezulluar më pas, dhe për të kompensuar dëmin është e detyruar të bëjë pagesa mujore ndaj ish-punëdhënësit të saj, i cili, ndërkohë, nga ana tjetër, ka rimbursuar Ronaldon & Co për shumat e vjedhura nga mashtrimi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI