Flash

FOTO/ Pochettino e zëvendëson, Messi nuk i jep dorën: “Jam këtu për të marrë vendime"

Lapsi.al 20 September 2021
FOTO/ Pochettino e zëvendëson, Messi nuk i jep dorën: “Jam

Në fund të PSG-Lyon, një ndeshje e vendosur në rikuperim të plotë nga Mauro Icardi, tekniku Mauricio Pochettino shpjegoi zëvendësimin e Lionel Messit në minutën e 76, me rezultatin 1-1 për të lejuar Hakimin të futej në fushë. Një zëvendësim që nuk i pëlqeu fenomenit argjentinas, i mërzitur dhe i befasuar nga lëvizja e trajnerit. "Duhet të marrim vendime për të mirën e ekipit. Ndonjëherë vendimet kanë pasoja pozitive, ndonjëherë jo. Unë jam këtu për të marrë vendime - justifikohet ish–tekniku i Tottenham -. Ne duhet të marrim vendime, ju pëlqen apo jo".

Çudia në fytyrën e Messit ishte e njëjtë me atë të miliona të apasionuarve dhe tifozëve. Edhe disa lojtarë parizienë të ulur në pankinë u befasuan nga lëvizja e trajnerit të tyre, që thirri në pankinë ish-sulmuesin e Barcelonës në një moment vendimtar të ndeshjes. Tani në Francë pyetja që të gjithë po bëjnë është, nëse kjo lëvizje do të ketë pasoja në marrëdhënien mes të dyve. Përgjigje që vetëm koha do të japë...

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI