Flash

Noble në fushë vetëm për penalltinë në shtesë që e humbi, Lineker i tërbuar me Moyes: "Nuk do e kuptoj kurrë"

Lapsi.al 20 September 2021
Noble në fushë vetëm për penalltinë në shtesë
Me të vërtetë një e diel për ta harruar kapitenin e West Ham, Mark Noble, i cili është rritur te Hammers, me të cilët ka luajtur 530 ndeshje. Njeriu simbol i skuadrës londineze, u dërgua në fushë nga trajneri David Moyes në minutën e 94 të ndeshjes me Manchester United, për të ekzekutuar penalltinë që do të kishte vlerën e barazimit 2-2. Fatkeqësisht për të dhe tifozët e tij, mesfushori pa ti evitohej goli nga një nuhatje brilante e krahut nga De Gea: tre pikë për United që arrin në krye të renditjes Liverpoolin, ndërsa West Hamin mbetet duar bosh, edhe për faj të kapitenit. Gary Lineker ka kritikuar ashpër vendimin e teknikut të West Ham, David Moyes për të dërguar Mark Noble për të goditur - e më pas ta humbasë - një penallti të fundit në humbjen e tyre dramatike 2-1 kundër Manchester United. Në një postim në Twitter, Lineker ka mbetur i hutuar nga vendimi, duke e krahasuar atë me vendimin e teknikut të Anglisë, Gareth Southgate, për të hedhur në fushë Marcus Rashford dhe Jadon Sancho në fund të kohës shtesë në finalen e Euro 2020, me lojtarët që humbën më pas penalltitë përballë Italisë. "Ky është një vendim që nuk do ta kuptoj kurrë. Të aktivizosh një lojtar, edhe me eksperiencë e i aftë për të goditur penallti si Noble, thjesht për të goditur nga 11 metra pa e prekur topin fare është befasuese. Njësoj si me Anglinë në Euro .'

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI