Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

"Jam i nervozuar, gabova zëvendësimet": Allegri merr përsipër atë që ndodhi me Milan

Lapsi.al 20 September 2021
"Jam i nervozuar, gabova zëvendësimet": Allegri merr

Massimiliano Allegri bën mea culpa pas barazimit me Milanin. "Jam shumë i zemëruar, por skuadra bëri një pjesë të parë të mirë, ne kishim shumë raste, i lejuam vetëm një goditje Milanit me Tonalin nga jashtë zonës - tha trajneri -. Në pjesën e dytë, ndërkohë, rrezikuam ta humbnim ndeshjen pas 1-1, deri në barazimin e tyre loja ishte në kontroll të plotë. Përgjegjësia është e imja për zëvendësimet, të cilat i bëra gabim".

"Fatkeqësisht e humbëm atë vëmendje, vendosmëri, mjafton të shikosh goditjen e këndit kur pësuam golin, ne ishim pak si tepër me mjaftueshmërinë në fazën mbrojtëse - shtoi Allegri -. Kur ndeshja arrin në ato momente, nuk ekziston që të tjerët mund të shënojnë gol, është e pamundur, duhet të jenë kaq të mirë... e ne duhet të përmirësohemi në këtë gjë, pavarësisht faktit se ekipi ka bërë përsëri një hap shumë të mirë përpara ".

Juventusi i tij konfirmoi se është ende një kantier në ndërtim. "Gjëja që duhet mësuar shpejt është se ka lloje të tilla ndeshjesh ku sido të shkojë duhet të jesh i ashpër në momentin e fundit, duhet të jesh i keq, duhet të fitosh kontrastet, duhet të luash më mirë, duhet të jesh i kujdesshëm. Kjo është pjesë e rritjes së disa lojtarëve ".

Trajneri ende beson tek titulli kampion. "Ishte para së gjithash një ndeshje e rëndësishme, ku duhej bërë një rezultat pozitiv. Unë thashë se ishte më e rëndësishme për Milanin sepse nëse do të fitonin do të na kishte larguar jo përgjithmonë, por shumë nga lufta për titull. Barazimi e lë të pandryshuar avantazhin që kanë dhe ne sidoqoftë kemi mundësinë të rikuperojmë. Por ky rikuperim kalon nga 15 minutat e fundit, ku të gjithë duhet të kuptojmë se fitimi i ndeshjeve është një çështje, këtu ne luajmë për të fituar kampionatet dhe për tia dalë këto lojëra absolutisht nuk duhet të barazohen. Me të gjitha meritat për Milanin, por duhet që golin ta bëjnë se janë të aftë të tjerët, jo se e kemi fajin vetë ".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI