Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Video/ "Mbylle gojën e q**ë": tifozi i West Ham e ofendon pareshtur, Pogba e çmend fare

Lapsi.al 20 September 2021
Video/ "Mbylle gojën e q**ë": tifozi i West Ham e ofendon
Paul Pogba u përfshi në një konfrontim verbal me tifozët e West Ham pas fitores së Manchester United në Stadiumin e Londrës. Mesfushori francez ishte objekti i fyerjeve të vazhdueshme, bashkë me shokët e tij të skuadrës kur u largua nga fusha, pasi festoi suksesin në minutën e fundit. Një tifoz i Hammers, në veçanti, i bërtiste vazhdimisht atij për të "mbyllur gojën e q**ë", por mesfushori ruajti qetësinë dhe pa artikuluar asnjë fjalë e mbajti gojën hapur në maksimum, duke i ngulur vështrimin me sy provokues. Sidoqoftë, situata rrezikoi të dilte jashtë kontrollit dhe Michael Carrick, trajneri i dytë i Djajve të Kuq, e tërhoqi atë në dhomën e zhveshjes për të shmangur problemet e mëtejshme, siç tregohet në një video që u bë virale në mediat sociale.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI