Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Zbulohet procesverbali mbi lamtumirën Conte-Inter: 'vizioni i ndryshëm për projektin' kishte kosto të lartë

Lapsi.al 20 September 2021
Zbulohet procesverbali mbi lamtumirën Conte-Inter: 'vizioni i

Inter dhe Antonio Conte i thanë lamtumirë njëri-tjetrit për shkak të "vizioneve të ndryshme mbi projektin teknik për të ardhmen e klubit". Kjo është ajo që del nga procesverbali i mbledhjes së aksionerëve zikaltër, i cili u mbajt më 8 korrik. Siç raportohet nga "Calcio e Finanza" e cila kishte qasje në dokumente, për përfundimin e kontratës trajnerit salentin i është paguar rreth gjysma e pagës së kontratës për sezonin 2021-2022.

Gjatë asamblesë, një nga aksionerët kërkoi "sqarim në lidhje me arsyet që e çuan shoqërinë për t'i njohur pagesën e shkëputjes trajnerit të sezonit të mëparshëm sportiv".

Administratori i deleguar i zikaltërve Giuseppe Marotta ishte ai që u përgjigj: "Përgjigjet Shefi Ekzekutiv i Sportit Giuseppe Marotta - lexohet në procesverbalin e asamblesë -, i cili informon se në fund të sezonit të kaluar Shoqëria dhe trajneri u takuan e morën parasysh disa vizione të ndryshme në lidhje me projektin teknik për të ardhmen e Shoqërisë; prandaj, palët kanë vendosur me marrëveshje reciproke që të ndërpresin marrëdhënien e punës. Në kontekstin e kësaj marrëveshjeje, siç ndodh zakonisht në tregun referues, Shoqëria i pagoi trajnerit një shumë (e barabartë me afërsisht gjysmën e shpërblimit të parashikuar në kontratën e punës për sezonin 2021/2022), në mënyrë që të kompensojë angazhimet e ndërmarra nga trajneri në kontekstin e zgjiedhjes së kontratës”.

Me shifra të llogaritura, lamtumira e Contes i ka kushtuar Inter rreth 6,5 milionë neto, gjysma e 13 milionëve të parashikuar në akord.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI