Flash

Video/ "Me Spezian për mbijetesë": Allegri lexon renditjen dhe shpjegon frazën"...edhe duan të luajnë me Juventus"

Lapsi.al 21 September 2021
Video/ "Me Spezian për mbijetesë": Allegri lexon renditjen

Juventusi fluturon drejt Spezias i dëshpëruar për fitoren e parë në kampionat. Bardhezinjtë janë ende në kuotën e 2 pikëve pas katër javëve të para dhe kundër skuadrës së Thiago Mottas duhet të gjejnë shkundjen vendimtare me çdo kusht: "Ne nuk duhet të flasim, duhet të fitojmë - ishin fjalët e Max Allegri në konferencën për shtyp -. Kishte 60 vjet që Juventus nuk kishte 2 pikë në 4 ndeshjet e para dhe duke parë klasifikimin është një betejë për mbijetesë. Tani na duhet një fitore".

Trajneri toskan ndërkohë vazhdon të mos i ketë punët mirë me dëmtimet. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, vetë Allegri ka zyrtarizuar humbjen e Chiellinit dhe zbuloi disa detaje të tjera: "Morata është rikuperuar për fat. Nesër, Chiesa dhe de Ligt me siguri do ta nisin titullar, ndërsa Arthur dhe Kaio Jorge duhet të kthehen pas pauzës për kombëtaret".

Në fund edhe një koment në lidhje me dufin e shfryrë pas ndeshjes së barazuar me Milan: "Jam njeri, nuk jam bërë prej hekuri. Ata që shkojnë në pankinë duhet të jenë të vendosur kur futen në fushë, në termat e impaktit. Kjo vlen për të gjithë. Tani luhet me 16, jo me 14, kështu që kërkoj përgjegjësi".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI