Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Ultimatum për Uefa-s nga Gjykata e Madridit: 5 ditë për të tërhequr sanksionet për Juve, Real e Barca

Lapsi.al 20 September 2021
Ultimatum për Uefa-s nga Gjykata e Madridit: 5 ditë për të

Gjykata numër 17 në Madrid, që merret me betejën komplekse dhe të ashpër ligjore mes Uefa-s dhe Super League, po bën përpjekje të mëdha për të arritur në një vendim në kohë sa më të shkurtër. Gjyqtari Manuel Ruiz de Lara ka paralajmëruar sot UEFA-n, se ka 5 ditë kohë për të tërhequr të gjitha sanksionet kundër tre anëtarëve të lidhur ende me projektin Super League, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus. Sanksionet që, në fakt, UEFA i ka ngrirë, por jo anuluar. Sipas asaj që u publikua nga gjykata e Madridit, nëse UEFA nuk zbaton vendimin brenda kësaj jave, presidenti i saj, Aleksander Ceferin, mund të akuzohet për krimin e mosbindjes. Gjykata e kishte ftuar UEFA-n edhe më parë të tërhiqte akuzat kundër klubeve të Super League, por, siç thuhet në shënimin e gjykatës, "UEFA nuk duket se ka ndjekur masat paraprake të dhëna".

"Uefa është pozicionuar jashtë të drejtës shtetërore, në promovimin e hapur të praktikave që komprometojnë parimin e konkurrencës së lirë. Për të bërë efektive masat parandaluese të miratuara, nuk mjafton vetëm një njoftim i pezullimit të dënimit, por është i nevojshëm anulimi. Mbajtja e procedimeve disiplinore, edhe pse në një situatë pezullimi të përkohshëm, japin efekt në vetvete ndaj praktikave antikonkurruese që akti i lëshuar nga kjo gjykatë synon të bllokojë ”. Topi tani shkon tek Uefa.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI