Flash

Gafat e Hoxhës i kanë kushtuar 3 pikë Partizanit: pankinë në Kupë për portierin

Lapsi.al 21 September 2021
Gafat e Hoxhës i kanë kushtuar 3 pikë Partizanit: pankinë

Renditja e Partizanit po bëhet e rëndë, edhe pse natyrisht janë luajtur vetëm dy ndeshjet e para të kampionatit. Por të shohësh të kuqtë me 1 pikë, me vetëm Kastriotin që ka bërë më keq është dicka që të bën përshtypje e po të analizosh si janë fashitur pikët e skuadrës së Ilir Dajës nga gabimet individuale të atij që deri tani ka qenë pika më e fortë e skuadrës, është akoma edhe më keq. Alban Hoxha mban mbi vete fajin në të dy golat e pësuar deri tani nga Partizani dhe janë veprime që kanë peshë rezultati e morali. Për portierin rezervohet pankina në Kupën e Shqipërisë të mërkurën. Nuk është ndëshkim, vetëm pak hapësirë për Teqjan, por kuptohet se me rikthimin e kampionatit portieri është në provë kundër Vllaznisë e gabimet nuk tolerohen më.

Kundër Teutës është gati e pabesueshme se si një tentativë për të spastruar zonën, nga një portier ekspert që nuk ishte as në presion, por e vuri veten në ato pozita duke u vonuar, u kthye në golin vendimtar të Gorgie. Goditje që portieri, e ndoshta jo vetëm ai, e kanë marrë me vete edhe në Korcë, kur nuk arritën dot ti gëzoheshin avantazhit sepse pikërisht Hoxha e Damcevski lejuan në mënyrën më flagrante Berishën të barazonte rezultatin.

Sigurisht që nuk është vetëm këtu defekti, sepse në lojë janë edhe një mori rastesh të shpenzuara, por ajo që është tani fakt, është se të kuqtë kanë humbur garancinë tek Hoxha. Jo vetëm garancinë por edhe pikët, sepse me llogari të bëra, Partizani ka lënë një në Niko Dovana e dy ndaj Skënderbeut, që nëse do ti shtoheshin renditjes do ta shihnin skuadrën e Dajës në vendin e dytë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI