Flash

Rolando si Benjamin Button: vitet kalojnë shpejtësia i rritet, lë pas edhe Ibrahimovic

Lapsi.al 21 September 2021
Rolando si Benjamin Button: vitet kalojnë shpejtësia i rritet, lë
Në moshën 36-vjeçare, Cristiano Ronaldo nuk pushon së mahnituri. E portugezi udhëton gjithnjë e më shpejt, me sprinte për 'autovelox'. Rikthimi i tij te Manchester United është në fakt një rekord dhe jo vetëm për katër golat e shënuar në tre ndeshjet e para me Djajtë e Kuq. Pesë herë Topi i Artë nuk ka humbur asgjë nga atletizmi i tij dhe në ndeshjen e fundit të Premier League kundër West Ham e konfirmoi plotësisht: sipas asaj që klubi zbuloi në faqen zyrtare, CR7 ishte lojtari më i shpejtë i ndeshjes, duke vrapuar në fushë me 32.51 km/h. Njeriu i rekordeve, megjithatë, ka festuar një tjetër vend të parë, sepse me golin e shënuar në Stadiumin Olimpik CR7 ka shënuar në 66 stadiume të ndryshme, të pesë kampionateve kryesore evropiane, duke mposhtur Zlatan Ibrahimovic. Faqja zyrtare e Djajve të Kuq ekzalton arritjen e portugezit duke e quajtur "të pabesueshëm" dhe gjithashtu ofron statistikat, të gjitha në nivelet më të larta, të këtij fillimi të Premier League: "Vazhdon të tejkalojë kufijtë".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI