Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Koeman, shkarkimi te porta, i preferuari është Pirlo: "Është ekonomik"

Lapsi.al 21 September 2021
Koeman, shkarkimi te porta, i preferuari është Pirlo:

Fryn ajër ndryshimesh në Barcelonë. Sipas asaj që raportohet në Spanjë, pas rezultateve të fundit negative Ronald Koeman do të rrezikonte, e jo pak, shkarkimin nga pankina Blaugrana. "Nuk do të flas për të ardhmen time", ka thënë trajneri holandez pas barazimit me Granadën, por fati i tij tani duket i vulosur dhe në listën e emrave për ta zëvendësuar është edhe Andre Pirlo, i cili madje duket se është "i preferuari".

Sipas asaj që bën të ditur El Chiringuito TV, presidenti Laporta nuk është aspak i kënaqur me rezultatet e këtij fillimi të sezonit dhe marrëdhënia me trajnerin nuk ngjiti kurrë. Situata për shkarkimin duket se është kopsitur: Cadiz, Levante dhe Atletico Madrid në kampionat dhe Benfica në Champions do të jenë fazat e ardhshme të sprovës, por fati i trajnerit duket se është vulosur pavarësisht një fature prej 5.8 milionë euro që do të duhej të paguheshin për hollandezin në rast të shkarkimit para afatit (qershor 2022).

Jota Jordi, gazetare e emisionit të famshëm spanjoll, ka përfshirë Andrea Pirlon në një listë me emrat e pasardhësve të mundshëm të holandezit. Ish-trajneri i Juventusit është ende pa punë pas përfundimit të përvojës së tij me bardhezinjtë dhe është një profil me efekt ndërkombëtar për shkak të karrierës së tij të madhe si futbollist. Për më tepër, sipas asaj që shpjegojnë te El Chiringuito, italiani nuk ka kërkesa të mëdha ekonomike ose kërkesa të larta për skuadrën (ndryshe nga Antonio Conte) dhe mbi të gjitha ai mund të jetë figura e duhur për të 'dërguar' ekipin në duart e Xavit, të cilin klubi nuk do të donte të ‘digjej’ duke ia besuar menjëherë stolin.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI