Flash

Periudhë e zezë për Messin te Psg: tani edhe dëmtohet, nuk luan me Metz

Lapsi.al 21 September 2021
Periudhë e zezë për Messin te Psg: tani edhe dëmtohet, nuk

Një periudhë jo shumë e lumtur për Lionel Messin ajo te PSG. Aventura e tij në Francë nuk filloi në mënyrën më të mirë: ende pa asnjë gol të shënuar, barazimi me Brugge në Ligën e Kampionëve dhe tensioni me Pochettinon pas zëvendësimit kundër Lyon. Tani për Pleshtin argjentinas vjen edhe ndalesa e parë për shkak të një goditje të marrë në gjurin e majtë, që do ta mbajë jashtë fushës për disa ditë, duke e bërë që të humbasë ndeshjen kundër Metz.

Rezonanca magnetike "konfirmoi shenjat e një kontuzioni kockor", shpjegon klubi në buletinin e tij mjekësor, duke specifikuar se "një përditësim i gjendjes do të bëhet pas 48 orësh", pas ndeshjes në Lorraine.

Messi doli nga fusha në çerekorëshin e fundit të ndeshjes së fituar kundër Lyon (2-1) të dielën e kaluar. Zëvendësimi i tij me Achraf Hakimin ndezi një polemikë të fortë, sepse asi argjentinas nuk është mësuar të përfundojë ndeshjet e tij para kohe. Megjithatëse, tekniku Pochettino e bëri të qartë se kush vendos...

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI