Flash

Plasin gjobat në Superiore: Komisioni i Disiplinë dënon gjysmën e klubeve pjesëmarrëse

Lapsi.al 21 September 2021
Plasin gjobat në Superiore: Komisioni i Disiplinë dënon

Asnjë lojtar i kategorisë Superiore nuk ka qenë subjekt i Komisionit të Disiplinës e Etikës pranë FSHF-së, por gjysma e klubeve e kanë pësuar nga vendimet e komisionit, duke u gjobitur për një total prej 250.000 lekësh, për mangësi në organizimin e ndeshjeve, apo për mosvendosjen e logos së kampionatit në mëngën e fanellave të ndeshjeve.

Dënimet me pezullim janë të gjitha për Kategorinë e Parë, ku me keq e ka pësuar Pogradeci, i dënuar me gjobë e me ndalimin nga aktivizteti të zyrtarit të klubit, Ardian Abazaj, për sjellje josportive ndaj arbitrave për 8 ndeshje. Ja të gjitha vendimet e Disiplinorit...

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5. FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

6. Lojtari i KF Shkumbini, Ilirian Dushaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

8. Zyrtari i KF Pogradeci, Ardian Abazaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i Shënkolli, Bledi Zefi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i Iliria, Keivi Limanaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i SHS Përmeti, Klaudio Hoxha, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i SHS Përmeti, Orgest Todhe, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i A.F. Luftëtari, Skerdi Matushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. KF Pogradeci U-19, për shkak dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive si dhe të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19 – Grupi B, kundër Football Republic U-19, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, 63/1/b, 63/1/e dhe 64/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe dënohet me gjobë në masën në masën 100.000 (qind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

15. FC Besa U-19, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19 – Grupi B, kundër KF Skënderbeu U-19, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI