Flash

Aliaj ekzalton momentin e Rrahmanit: "Nuk kam patur kurrë dyshime, merita është e Giuntolit"

Lapsi.al 22 September 2021
Aliaj ekzalton momentin e Rrahmanit: "Nuk kam patur kurrë dyshime,

Një gol me Napolin, mjaftoi për të shkundur pluhurin e skepticizmit që ishte mbledhur mbi Amir Rrahmanin pas një viti ku e gjitha skuadra napoletane nuk është se shkëlqeu. E megjithatë, tani qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës kërkon të kthehet në pikë force të formacionit të Spallettit e është gati të marrë përgjegjësi edhe më shumë.

Kjo kuptohet edhe në fjalët e Adrian Aliaj, agjenti i Rrahmanit, që ka folur për Radio Punto Nuovo: "Duhet ti japim një meritë të madhe për ardhjen e tij në Napoli për drejtorin sportive Cristiano Giuntoli. Kurrë nuk kam patur dyshime mbi nivelin e Amir".

Në transfertën e Udines qendërmbrojtësi, që ka luajtur më parë me Partizanin, ka shënuar golin e dytë për Napolin, në minutën e 35. Një bashkëpunim mes dy qendërmbrojtësve në fakt, sepse asist ishte i Koulibaly, përpara se kosovari të siguronte rezultatin me golin e dytë. Nuk është vetëm goli në fakt sepse edhe performanca e Rrahmanit, pas tre ndeshjeve në pankinë, ka qenë e nivelit të lartë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI