Flash

Video/ Politikani i dënuar për trafik droge luan në Concacaf League: 60 vjeçari bëhet lojtari më i vjetër i historisë

Lapsi.al 22 September 2021
Video/ Politikani i dënuar për trafik droge luan në Concacaf
Zv/presidenti aktual i Surinamit dhe ish-guerrilasi, Ronnie Brunswijk, ka luajtur të martën ndeshjen e parë të 1/8 të Concacaf League, në moshën 60 vjecare, me Inter Moengotapoe, klub në të cilin ai është president dhe pronar, në sfidën me Olimpian, klubi honduran, në Paramaribo. Me numrin 61 (ai ka lindur në vitin 1961), Brunswijk, i cili gjithashtu mbante shiritin e kapitenit, luajti 54 minuta të ndeshjes, e cila përfundoi me një humbje 6-0 në shtëpi. Zv/presidenti i Suriname, i cili rregullisht luan ndeshje me ekipin e tij, luajti në sulm, së bashku me Damian Brunswijk, numri 10 dhe një anëtar i familjes së tij. Ai është bërë kështu "lojtari më i vjetër (60 vjeç dhe 198 ditë) që ka luajtur një ndeshje ndërkombëtare të klubeve", ka konfirmuar statisticieni spanjoll Alexis Martin-Tamayo në Twitter. Një ish-rreshter i ushtrisë, Brunswijk ishte bërë një udhëheqës i rebelëve kundër diktatorit Desi Bouterse në vitet 1980. Një biznesmen i pasur, ai u dënua për trafik droge në mungesë me tetë vjet burg në 1999 nga drejtësia holandeze (ish -pushteti kolonial) dhe dhjetë vjet nga drejtësia franceze, por Surinami nuk e ka ligjin e ekstradimit. Ai nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e kthimit në Hondurasm duke mos dashur të rrezikojë për shkak të problemeve të tij ligjore.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI