Flash

Video/ Juventus dridhet nga Spezia, por merr kthesën: De Ligt firmos fitoren e parë

Lapsi.al 22 September 2021
Video/ Juventus dridhet nga Spezia, por merr kthesën: De Ligt firmos

Në javën e pestë të Serie A vjen edhe fitorja e parë për Juventus. Bardhezinjtë kanë mposhtur Spezian 2-3, duke përmbysur gjithcka pas një fillimi makth. Në Picco, gola e emocione. Kean (28 ') zhbllokoi ndeshjen me një të djathtë në hyrje të zonës, pastaj Ligurët përmbysën rezultatin me Gyasi (33') dhe Antiste (49 '). Gola të cilëve bardhezinjtë iu përgjigjen duke barazuar me Chiesa (66 ') dhe duke nënshkruar golin e ndeshjes me De Ligt (72').

E në fund, Juventus gjeti fitoren e parë në kampionat. Por ishte një histori e tensionuar, larg nga të qenit e sigurtë, kundër një Spezia që nuk u dorëzua kurrë. Situata u duk e njëjtë: Juve në epërsi, kundërshtari që rikuperon e pastaj edhe përmbys. Por këtë herë përfundimi është i ndryshëm: Chiesa nënshkroi 2-2, De Ligt në fund fiksoi 3-2 në Picco. Pikërisht ata të dy, protagonistët e telasheve të Allegrit, zgjidhën dhe vendosën ndeshjen, pasi Kean kishte nënshkruar avantazhin e Juventusit dhe Gyasi dhe Antiste kishin përmbysur për Spezian. Juventus nuk e mbron dot portën të paprekur për ndeshjen e 19-të radhazi në Serie A, por tani ka 5 pikë në renditje, në 5 ndeshje. Gjithmonë pak, por ato mund të nënkuptojnë një pikë kthese.

Pika e parë në renditje e fituar nga Salernitana, që rikuperoi disavantazhin e dyfishtë në shtëpi kundër Veronës, duke barazuar 2-2 dhe njëkohësisht duke zhbllokuar zeron në renditje pas katër ndeshjeve të para pa rezultat. Hellas kaloi përpara në minutën e 7-të me Kaliniç (krosimi i Caprarit); kroati shënoi dygolëshin në minutën e 29-të me një prekje nga poshtë, në asistin e Ilic. Sidoqoftë, Gondo ngushtoi diferencën në fund të pjesës së parë, para se Mamadou Coulibaly të nënshkruante golin e barazimit në minutën e 76-të.

Serie A Italy

Salernitana 2-2 Verona

Spezia 2-3 Juventus

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI