Flash

Video/ ‘Mos fol keq për mamanë time’: Canelo e Plant nisin grushtet që në konferencën e shtypit

Lapsi.al 22 September 2021
Video/ ‘Mos fol keq për mamanë time’: Canelo e Plant nisin
Canelo Álvarez dhe Caleb Plant nuk mund të prisnin dot deri në 6 nëntor për të kaluar nga fjalët te veprat. Kampionët e peshave super të mesme shkëmbyen goditje në konferencën e tyre të shtypit të martën për të promovuar ndeshjen e tyre të ardhshme për unifikimin e titullit, dhe goditjet e lanë Plant me një çarje nën syrin e tij të djathtë. Boksierët u përleshën pasi shkëmbyen ofendime verbale gjatë përballjes ceremoniale para fillimit të konferencës për shtyp në kopshtin e Beverly Hilton. Me sa duket në përgjigje të një komenti nga Plant për nënën e Alvarez, superylli meksikan e shtyu Plant prapa, me një goditje me dy të duart. "Mund të më thuash çfarë të duash, por jo për nënën time," tha Alvarez më pas. Plant bëri përpara dhe lëshoi një të majtë ndaj Alvarez, i cili e shmangu dhe u kundërpërgjigj me dorën e majtë në fytyrën e Plant. Plant tha se grushti goditi syzet e tij të diellit, të cilat iu futën në faqe dhe shkaktuan prerjen. "Ne thjesht po thoshim gjëra, vetëm shaka normale të rastit, dhe pastaj ai bëri atë që bëri," tha Plant. Álvarez u tregua më i sinqertë në Tëitter kur postoi videon e sherrit: “Mos fol keq për mamanë time”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI