Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Ronaldo ngre Messin nga froni e kthehet lojtari më i paguar i planetit: Forbes zbulon përfitimin 125 milionë dollarë

Lapsi.al 22 September 2021
Ronaldo ngre Messin nga froni e kthehet lojtari më i paguar i planetit:

Si çdo vit, revista amerikane Forbes ka përpiluar renditjen e futbollistëve më të paguar në botë. Kalimi nga Juventus te Manchester United e ka sjellë Cristiano Ronaldon në krye, me një parashikim të fitimeve bruto për sezonin aktual prej 125 milionë dollarësh: 70 nga rrogat dhe 55 nga sponsorizimet. Vitin e kaluar në epërsi ishte rivali i madh Lionel Messi, gjithashtu i freskët nga transferimi, por ai tashmë e ka humbur vendin nga rikthimi i CR7. Kampioni argjentinas është ndalur (nëse mund të thuhet kështu) në 110 milionë (75 të lidhura me kontratën me PSG dhe 35 me kontrata reklamimi).

Në vendin e tretë është një tjetër nga pasanikët e mëdhenj të futbollit botëror: Neymar. Braziliani do të përfitojë 95 milionë dollarë për këtë sezon, 75 prej të cilave bruto nga PSG (e njëjta shifër si Messi). Dukshëm më i shkëputur, protagonisti i tretë i super sulmit parisien, Mbappé, i cili do të fitojë 43 milionë (28 milionë sipas kontratës). Jo shumë larg Momo Salah me 41 (25 të perceptuar nga Liverpool), i cili i paraprin Leëandoëskit, me 35 (27 nga paga e Bayern), Iniesta (35, me 31 që vjen nga japonezët e Vissel Kobe dhe 4 nga sponsorët), Pogba (34) , me 27 të paguara nga Manchester United), Bale (32, me 28 të paguara nga Real Madrid), dhe Eden Hazard për të mbyllur dhjetëshen e parë me një fitim prej 29 milionë dollarësh, nga të cilat 26 për kontratën e nënshkruar me Florentino Perez.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI