Flash

Një princ, për ta bërë Saint Etienne PSG e ri: mbretërori i Kamboxhias konfirmon ofertën

Lapsi.al 22 September 2021
Një princ, për ta bërë Saint Etienne PSG e ri:

Që nga mbërritja e Emirit të Katarit Al-Thani te PSG në 2011, investitorët e huaj në Ligue 1 janë rritur ndjeshëm. Rasti i fundit i një mbretërori të një vendi, që dëshiron të blejë një klub francez, është Norodom Ravichak, princi i Kamboxhias dhe nipi i ish-mbretit të vendit të Azisë Juglindore dhe avokat i pavarësisë, Norodom Sihanouk, i cili konfirmoi në një intervistë se dëshiron të blejë Saint-Etienne për ta rikthyer përsëri në krye të futbollit francez.

"Është e vërtetë që jam ofruar si kandidat për të blerë Saint-Etienne. Unë nuk vij këtu për të kryer një transaksion financiar. Unë dua të investoj afatgjatë dhe të kujdesem për Saint-Etienne," theksoi Ravichak në një intervistë me RFI. Nëse biem dakord, unë do t'u siguroj atyre mjete të mjaftueshme financiare për të përmbushur ambiciet e tyre dhe për ta kthyer Saint-Etienne në shkëlqimin e së kaluarës", shtoi ai duke iu referuar sukseseve të ekipit në vitet '70, kur në fushë e udhëhiqte Michel Platini.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI