Flash

Djokovic, miqësi me një nga pjesëmarrësit e masakrës së Srebrenicës: foto me Jolovic 'plas' polemikat

Lapsi.al 23 September 2021
Djokovic, miqësi me një nga pjesëmarrësit e masakrës

Novak Djokovic, ka përfunduar përsëri në mes të stuhisë së polemikave për shkak të një fotografie të bërë ditët e fundit, ekzaktësisht më 18 shtator. Kampioni i tenisit po kalon disa ditë pushime në Bosnjë-Hercegovinë, por ato që duhet të ishin ditë paqeje e shlodhje, janë kthyer në tension asfiksues për shkak se Nole është fotografuar në shoqërinë e njërit prej ushtarëve që morën pjesë në gjenocidin e Srebrenicës, një nga episodet më dramatike dhe më të përgjakshme të luftës në Bosnjë, në të cilën më shumë se 8,000 boshnjakë humbën jetën: bëhet fjalë për Milan Jolovic, ish-komandanti i njësisë paraushtarake të njohur si 'Ujqit e Drinas', i cili mori pjesë në masakër, por nuk u dënua për krime lufte.

Fotografia me Djokovic ka shkaktuar një polemikë të madhe në Ballkan, zonë që vazhdon të jetë tepër e nxehtë për ngjarjet e të kaluarës e ku tenisti tashmë ishte kritikuar rëndë edhe në qershor të vitit të kaluar, ndonëse këtë herë pak kishte lidhje me politikën, por kishte të bënte me festimin e Adria Tour, pa asnjë kufizim, e në mes të një pandemie botërore.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI