Flash

Identifikohet e denoncohet racisti i Juve-Milan: e zbulojnë kamerat e sigurisë së stadiumit

Lapsi.al 23 September 2021
Identifikohet e denoncohet racisti i Juve-Milan: e zbulojnë kamerat e

Juventus e Milan kanë identifikuar dhe denoncuar tifozin bardhezi që, të dielën, gjatë nxemjes së skuadrave në Allianz Stadium para Juventus-Milan, ka shënjestruar portierin kuqezi Maignan me një seri fyerjesh raciste. I pikasur falë telekamerave të impiantit torinez, personi në fjalë është denoncuar për nxitje të urrejtjes racore. Mbështetësi bardhezi, një punëtor e sindikalist nga Rovigo, ishte I regjistruar në Juventus Club Gaetano Scirea të Castagnaros në Verona, klub që ka njoftuar menjëherë përjashtimin e tij.

Menjëherë pas ndeshjes, vetë portiere francez i kuqezinjve është përgjigjur me një mesazh në rrjetet sociale. "Jam Mike, në këmbë, i zi e krenar. Për sa kohë mund të përdorim zërin tonë për të ndryshuar gjërat, do ta bëjmë", kishte shkruar portieri kuqezi në profilet e tij sociale pas publikimit online të disa videove që tregonin fyerjet raciste të pësuara nga ky tifoz, pak para fillimit të ndeshjes. Një episod i izoluar që ka marrë përgjigjen e menjëhereshme.

https://www.youtube.com/watch?v=jFEsCksBLp4

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI