Flash

"Një zë i vetëm për promovimin e barazisë, diversitetit e gjithëpërfshirjes": Milan pozicionohet pas rastit Maignan

Lapsi.al 23 September 2021
"Një zë i vetëm për promovimin e barazisë,
Pas rastit të Maignan (portieri i kuqezinjve ishte viktimë e ofendimeve raciste para ndeshjes kundër Juventus) Milani ka publikuar një video për t’i thënë jo çdo forme diskriminimi, duke u kthyer të sensibilizojë tifozët me një mesazh që ka për protagonistët lojtarët dhe lojtaret shpesh viktima të diskriminimit dhe intolerancës. "Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund të shpresojmë të zgjidhim një problem të tillë si racizmi - lexohet në letrën e CEO-s Ivan Gazidis të publikuar në faqen e internetit të klubit - megjithatë ne jemi të bindur se ne kemi përgjegjësinë për të vazhduar përhapjen e mesazheve të shpresës dhe optimizmit, duke e pranuar se çdo veprim mund të kontribuojë në një ndryshim pozitiv". Videoja - e cila është pjesë e programit RespAct të Milanit - është xhiruar disa muaj më parë, por klubi e publikoi atë sot, sepse "duket koha e përshtatshme për ta ndarë atë me të gjithë, jo vetëm si reagim ndaj episodeve të fundit që përfshijnë lojtarët tanë, por sepse është qartë dhe evidente se këto mesazhe mbeten gjithmonë të nevojshme dhe të rëndësishme”, shpjegon Gazidis. Javët e fundit Bakayoko dhe Kessie janë vënë në shënjestër të koreve raciste dhe buu-ve gjatë ndeshjes kundër Lazios, ndërsa Maignan gjatë nxemjes në Torino në ndeshjen kundër Juventusit mori fyerje nga një tifoz bardhezi, i cili u identifikua dhe u denoncua menjëherë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI