Flash

Superiore/ Tre përplasje direkte në javën e tretë: Tirana kërkon të përfitojë nga momenti

Lapsi.al 25 September 2021
Superiore/ Tre përplasje direkte në javën e tretë: Tirana

Ndeshje me peshë në javën e tretë të Superiores, me Teutën, Dinamon, Partizanin, Vllazninë, Lacin e Kukësit që do të përplasen me njëri-tjetrin në tre sfida direkte, që në anën tjetër mund ti japin shansin Tiranës të sulmojë kreun. Bardheblutë do të luajnë në Kamëz përballë Kastrioti, një kundërshtar që nuk po kalon një moment të mirë, por që ndaj bardhebluve është shfaqur gjithnjë kërcënues. Shehi ka zgjedhje të limituara, por skuadra pavarësisht se vjen nga barazimi surprizë me Egnatian, ka potencialin për të dalë me tre pikë nga transferta.

Kampionët në fuqi do të kenë një test delikat në Rrogozhinë kundër Dinamos. Me fushën e Niko Dovanën nën ristrukturim, durrsakët duhet të luajnë jashtë përballë një skuadre që e ka nisur me ambicje kampionatin. Shkëmbi ka mundësinë të tregojë se 'nëndetësja' nuk ka ardhur sa për tu shfaqur, por kërkon të jetë ndër pretendentët për titull e më mirë se të mund kampionët direkt nuk ka.

Të dielën Partizani do të sfidojë Vllazninë në Elbasan Arena. Vitin e fundit gjërat nuk është se kanë shkuar mirë në precedentët mes tyre, me të kuqtë fitues në asnjë prej 4 përballjeve. Edhe ky sezon madje nuk ka nisur si parashikohej dhe skuadra e Dajës ka vetëm një pikë në dy ndeshje, gjë që kërkon të rikuperojë në një përballje direkte. Nën presion është edhe Brdaric, për barazimin me Teutën e 10 lojtarëve e për humbjen në Kupë me Labërinë.

Të hënën, Egnatia e Skënderbeut do të luajnë një ndeshje në ekuilibër të plotë, potenciali e rezultatesh, në kohën kur në Kamëz Laci do të presë kryesuesit e Kukësit. Longo nuk do të ndalet e është në kërkim të fitores së tretë radhazi, ndërsa kurbinasit ende nuk e kanë provuar suksesin e parë.

25/09/21

Kastrioti 13 : 45 Tirana

Teuta 13 : 45 Dinamo

26/09/21

Partizani 19 : 45 Vllaznia

27/09/21

Egnatia 13 : 45 Skënderbeu

Laçi 13 : 45 Kukësi

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI