Flash

"Kisha pirë shumë, u tregova një idiot": tifozi i dënuar për racizëm nga Maignan rrëfehet

Lapsi.al 25 September 2021
"Kisha pirë shumë, u tregova një idiot": tifozi i

Tifozi i Juventusit i cili, në Stadium, u bë protagonist i fyerjeve të turpshme raciste ndaj Mike Maignan gjatë ndeshjes kundër Milanit la thyer heshtjen duke u rrëfyer për Voce di Rovigo: "Unë gabova, u solla si një idiot, por kisha pirë shumë birra. Isha jashtë mendjes sime ... Isha i papërgjegjshëm dhe bëra një gabim gjigant". Tifozi, punëtor dhe sindikalisti nga Rovigo, u denoncua dhe u përjashtua nga Klubi i Juventusit, të cilit i përkiste.

I identifikuar nga Digos, që vizualizoi kasetat, të siguruara nga Juventus, të mbikqyrjes në Stadium, ai u denoncua më pas për nxitje të urrejtjes racore. Klubi i Juventusit e përjashtoi atë nga stadiumi për shkelje të rregullave. Përveç kësaj, Klubi i Juventusit Gaetano Scirea i Castagnaro (Verona), në të cilin ai ishte anëtar, e dëboi atë me efekt të menjëhershëm.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI