Flash

Shkaktoi katastrofën ajrore të Chapecoense: pesë vjet në arrati, kapet përgjegjësja e sigurisë së planit të fluturimit

Lapsi.al 25 September 2021
Shkaktoi katastrofën ajrore të Chapecoense: pesë vjet në

Pothuajse pesë vjet pas rrëzimit të aeroplanit që zhduku shumicën e ekipit të Chapecoense dhe pasagjerë të tjerë për një total prej 71 viktimash, policia braziliane arrestoi bolivianen Celia Castedo Monastero, e hetuar për katastrofën dhe e kërkuar që atëherë. Monastero ishte një specialiste në sigurinë e fluturimit dhe në atë kohë - thotë komunikata - në mënyrë manipulative nuk zbatoi kërkesat minimale procedurale për miratimin e planit të fluturimit. "Autonomia e paraqitur në program nuk ishte e përshtatshme për udhëtimin në fjalë, ashtu si për fat të keq epilogu tragjik e konfirmoi".

Fluturimi LaMia 2933 u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Viru Viru me një orë vonesë, në drejtim të Medellin, në Kolumbi, ku nuk mbërriti kurrë, duke u rrëzuar pak para aeroportit për shkak të mbarimit të karburantit. Pas aksidentit, gruaja mbeti e arratisur në Bolivi, pasi për shkak të veprimeve të saj, 71 nga 77 personat në bord humbën jetën. Pas arrestimit, që ndodhi në Brazil në shtetin Mato Grosso do Sul, në kufirin me Bolivinë, Monastero do të qëndrojë në burg në Corumbrà deri në përfundimin e procedurave të ekstradimit drejt vendit të saj.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI