Flash

Video/ Teuta ngec përsëri, e ndal ish-ortaku i presidentit Hasanbelliu: Dinamo mbetet e pamundur

Lapsi.al 25 September 2021
Video/ Teuta ngec përsëri, e ndal ish-ortaku i presidentit

Barazimi i dytë radhazi për të dy skuadrat që u përballën në Rrogozhinë, për javën e tretë të Superiores, me më shumë kujdes se cduhej. Kampionët e Teutës nuk shkuan më shumë se 0-0 përballë Dinamos së ish-ortakut të presidentit Hasanbelliu, që mbetet e pathyer duke konfirmuar ambicjet për këtë sezon.

Një ndeshje e ekuilibruar, me pak raste shënimi të vërteta, ku të dyja skuadrat provuan ta fitonin ndeshjen, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Dinamo më mirë në gjysëm orën e parë, duke tentuar të gjenin hapësira në prapavijën kundërshtare për të ndëshkuar Qirkon me Cinedu, Samake e Sofranac, por pa sukses. Teuta u ngjit në katedër në cerekortëshin e fundit para pushimit me Gjiorgev e Kallakun, me kapitenin durrsak të pafat, të ndalur nga shtylla.

Skuadrat luajtën në kërkim të gabimeve kundërshtare, pa mundur ti shfrytëzonin edhe kur i gjenin. Ibraimi për 'nëndetësen' e Gruda për bregdetarët ishin të vetmit që ngacmuar portat respektive. Me këtë barazim, të dyja skuadrat ndajnë të njëjtën kuotë pikës, nga 5 secila. Në sfidën e radhës, Dinamo do të ndeshet e Partizanin, në derbin e kryeqytetit, ndërkohë që Teuta do të jetë mysfaire ndaj Kukësit.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI