Flash

Video/ Kampion bote në peshat e mesme IBF: në mbrëmjen e Joshua, triumfon shqiptari Florian Marku

Lapsi.al 25 September 2021
Video/ Kampion bote në peshat e mesme IBF: në mbrëmjen e Joshua,

"Unë flas shumë, por rrah edhe më shumë dhe do ta shohësh të shtunën". Kampioni shqiptar i peshave të mesme e mbajti fjalën e dhënë në konfrontimin me Prodan gjatë peshimit zyrtar dhe në ringun e Londrës, pikërisht në Tottenham Hotspur Stadium u shpall kampion bote në peshat e mesme IBF, duke mundur me pikë pas 10 raundesh boksierin rumun.

Florian Marku zgjidhi mosmarrëveshjen e tij me Maxim Prodan me një fitore jo unanime në vendim, por mjaftueshëm për të marrë titullin ndërkombëtar të peshës së mesme IBF. Pas një vigjilje të karakterizuar nga një temperament i keq, Marku ishte shumë më i përmbajtur brenda ringut, duke nxjerrë goditje të sakta mbi kundërshtarin që e lejuar të fitonte një ndeshje me vendim të ndarë, me dy gjyqtarë që dhanë rezultatet 97-93 dhe 96-94 në favor të shqiptarit, ndërsa gjyqtari i tretë shënoi në mënyrë të çuditshme një 99-91 për Prodanin. Duke u rrotulluar mbi këmbën e pasme, Marku shpejt gjeti masën e tij, duke tronditur kokën e rumunit me goditje të fuqishme në raundet e para. Marku e humbi disi balancën në të shtatin, por boksieri shqiptar që jeton në Britani e rimori shpejt komandën dhe goditi Prodanin me një të majtë në raundin e fundit, që i siguruoi edhe fitoren në fletoret e dy gjyqtarëve.

Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI