Flash

Video/ I gjakosur dhe i rrahur keq, shembet në Londër miti i Joshuas: kampioni i ri i botës Usyk i merr tre gjerdanët

Lapsi.al 26 September 2021
Video/ I gjakosur dhe i rrahur keq, shembet në Londër miti i Joshuas:

Ata që e njohin Oleksandr Usyk prej një kohe të gjatë do të thoshin se është një djalë që i pëlqen humori, është zbavitës dhe të gjithë e pëlqejnë. Të shtunën, megjithatë, ai provoi se është edhe një nga më të mëdhenjtë e boksit në botë. Ish-kampioni i padiskutueshëm i cruiserweight dhe medalja e artë olimpike në 2012, bëri performancën e jetës, duke anashkaluar përmasat, fuqinë e rininë e Anthony Joshua, por duke rrëmbyer vendimin unanim të gjyqtarëve, përpara 66,267 fansave në Londër.

Usyk fitoi me pikavarazhin 117-112, 116-112 e 115-113 duke i rrëmbyer titujt e IBF, WBA dhe WBO Joshuas. “12 vjet më parë, gruaja ime më tha ‘po,’ dhe jam dyfish i lumtur,” tha Usyk, që me shumë mundësi siguroi biletën për në International Boxing Hall of Fame me këtë fitore.

Kishte pak dyshime se kush fitoi kur përfundoi beteja. Megjithëse turma nxiste Joshuan kur filloi raundi i 12 -të, Usyk po e godiste atë rreth ringut, duke luftuar sikur të kishte nevojë për ta nxjerrë KO. Joshua kurrë nuk ishte në gjendje të zgjidhte të majtën e Usyk në lëvizjen e tij të vazhdueshme.

Usyk e lëndoi Joshuan disa herë, gjatë ndeshjes, një herë duke e dërguar atë te litarët me një të majtë të vendosur në mënyrë perfekte. Syri i djathtë i Joshuas ishte ënjtur keq deri në fund dhe ai ishte gjakosur në të gjithë fytyrën. “Nuk kasha asnjë objektiv për ta hedhur në tokë,” tha Usyk. “Trajnerët më sugjeronin të mos e bëja. Kështu në fillim e qëllova fort, duke u munduar ta rrëzoja. Pastaj, trajnerët e mi thanë ‘Mjaft, bëj vetëm punën tënde.'” E kështu bëri. Një Joshua i shpartalluar doli nga ringu menjëherë pas vendimit unanim të gjyqtarëve, për humbjen e dytë në karrierë, pas asaj me Andy Ruiz në 2019.

https://www.youtube.com/watch?v=kKwqEF2i5d4

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI