Flash

Video/ Pa Haaland nuk ka festë, Dortmund shembet në Gladbach: dorëzohet Wolfsburg, Bayern kryeson i vetëm

Lapsi.al 25 September 2021
Video/ Pa Haaland nuk ka festë, Dortmund shembet në Gladbach:

Java e gjashtë e Bundesligës i dorëzon kreun vetmitar të klasifikimit Bayern Mynih: Wolfsburg humbet 3-1 në Hoffenheim, që me Kramaric, Baumgartner dhe Kaderabek përmbysi avantazhin fillestar të Baku. Ujqit rrëshqasin në -3 nga bavarezët dhe pësojnë rikthimin e Leverkusen, që mposhti Mainz 1-0 falë Wirtz. Borussia Dortmund bie, pa yjet Haaland dhe Reus, e mposhtur 1-0 nga Mönchengladbach. Leipzig shpërthen me goleadë: 6-0 ndaj Hertha Berlin.

Borussia Dortmund ngadalëson vrapimin në luftën për titullin në Bundesligë, duke humbur 1-0 përballë Borussia Mönchengladbach. Verdhezinjtë u shfaqën në Borussia-Park pa golashënuesin Haaland, të ndalur nga një shqetësim i muskujve, dhe kapitenin Reus, në infermieri për një problem në gju. Loja e të besuarve të Rose e vuan, ashtu si edhe niveli i ndeshjes, që u zhbllokua në minutën e 37, kur vendasit kaluan në epërsi me Zakarian, me fat në përplasjen e topit në zonë dhe, më pas, i saktë të gjente këndin e pambuluar. Dortmundi e përkeqësoi situatën e tij 3' më vonë, kur mbeti me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Dahoud i cili, me një karton të verdhë, reagoi ndaj një vendimi të gjyqtarit me një protestë të hapur. Në pjesën e dytë, miqtë u përpoqën të jenë të rrezikshëm, ndërsa Kobel u thirr në cështje nga Hoffman dhe Embolo në disa raste. Në finale T. Hazard dërgoi mbi traversë, topin e grushtuar nga Sommer, duke venitur barazimin e mundshëm e duke lënë 1-0 në fuqi deri në fërshëllimën e fundit. Mönchengladbach gjeti fitoren e dytë në kampionat, duke u ngjitur në 7 pikë. Dortmund, nga ana tjetër, mbetet me 12, 4 pikë prapa Bayern kryesues.

Germany - Bundesliga

RB Leipzig 6 - 0 Hertha Berlin

Eintracht Frankfurt 1 - 1 FC Cologne

Bayer Leverkusen 1 - 0 Mainz

Union Berlin 1 - 0 Arminia Bielefeld

Hoffenheim 3 - 1 Wolfsburg

Borussia M'gladbach 1 - 0 Borussia Dortmund

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI