Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Dinastia Maldini: gjyshi, babai e i biri kanë shënuar të paktën një gol në Serie A

Lapsi.al 25 September 2021
Dinastia Maldini: gjyshi, babai e i biri kanë shënuar të

Ishte ndeshja e tij debutuese si titullar dhe Daniel Maldini e festoi atë në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar edhe golin e avantazhit të Milanit ndaj Spezia, në minutën e tretë të pjesës së dytë, në krosimin e Kalulu. Një goditje me kokë që e fut në histori, duke qenë se ai është lojtari i parë që ka shënuar në Serie A pas gjyshit të tij, Cesare dhe babait të tij, Paolo. Ky i fundit, në tribunë si drejtor i Milanit, festonte, ndërsa në fushë djali i tij 19-vjeçar përqafohej nga shokët e tij të skuadrës.

Goli i fundit i një Maldini, para Danielit sot, ishte shënuar nga babai i tij Paolo në mars 2008: 13 vjet dhe 179 ditë më parë, 4927 ditë. Goli i sulmuesit erdhi 60 vjet dhe 222 ditë pas të fundit të shënuar nga gjyshi i tij Cesare, kundër Catanias në shtator 1961. Daniel Maldini u zëvendësua më pas në minutën e 58, nën duartrokitjet e shokëve të tij të skuadrës dhe pankinës.

"EMOCION I MADH, DUHET AKOMA TA KUPTOJ"

Këto janë fjalët e Daniel Maldini pas ndeshjes: "Ishte një emocion shumë i fortë, për fat të mirë ne fituam, por unë ende duhet të realizoj dhe të vë në rregull idetë e mia. Ishte e vështirë të gjeja hapësira, më mirë shkoi në pjesën e dytë. Pioli më stimulon shumë, më jep sugjerime dhe më ndihmon ashtu si dhe shokët e tjerë të skuadrës, që më mbështetën për të kapërcyer tensionin. Pioli është shumë kërkues ndaj meje, por më ndihmon me këshillat e tij. Trajneri më tha dje që do të luaja. Erdhi tek unë dhe më tregoi topat inaktivë, aty e kuptova që do të luaja nga fillimi".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI