Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Ortografia turpëron Ronaldon: tjetër gafë në rrjet pas "Grazzie"

Lapsi.al 26 September 2021
Ortografia turpëron Ronaldon: tjetër gafë në rrjet pas
Cristiano Ronaldo e bën përsëri. Pas lamtumirës së shumëpërfolur nga Juventus me postimin e kontestuar me të cilin CR7 përshëndeti tifozët bardhezinjë në Instagram "Grazzie a tutti", "Grazzie Juventus" (me gabimin në të shkruar në fjalën faleminderit), sulmuesi portugez ra përsëri në grackë duke ndezur turmën në mediat sociale. Këtë herë gabimi shfaqet në postimin me të cilin Ronaldo donte të komentonte ndeshjen e fundit Premier të Manchester United të tij, të mposhtur nga Aston Villa për shkak të një penalltie të humbur në minutën e 90 nga Bruno Fernandes. "Ky është vetëm fillimi - shkroi kampioni portugez - por në një garë aq të fortë sa Premier League, çdo pikë ka rëndësi! Ne duhet të reagojmë menjëherë, të ngrihemi në këmbë dhe të tregojmë forcën tonë të vërtetë". Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por shumë kanë vënë re se fjalia, në anglishten origjinale, përmban një gabim: "Beginning" ("fillimi") është bërë në fakt "beggining".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI